Rritja e Grave në Teknologji: Një Revolucion Social apo një Hop Teknologjik. Regjistrohu në Webinarin e Women On Boards Albania! - Business Magazine Albania

Rritja e Grave në Teknologji: Një Revolucion Social apo një Hop Teknologjik. Regjistrohu në Webinarin e Women On Boards Albania!

04-10-2024 15:00:00 Join

“Rritja e Grave në Teknologji: Një Revolucion Social apo një Hop Teknologjik?” është webinar-i i tretë nga seria e webinar-eve: “Të shtrosh rrugën tënde drejt roleve të  lidershipit”. 

I moderuar nga Albana Vrioni, themeluese e Women On Boards Albania, dhe me dy të ftuara që vijnë nga një eksperience e gjatë në fushën e teknologjisë, Fatbardha Rino & Jonida Lakuriqi, do ndajmë një perspektivë të thelluar të mënyrës se si teknologjia ka ndihmur në rritjen e grave profesionalisht në teknologi. 

Së bashku, ato do të eksplorojnë rrugëtimet e tyre drejt lidershipit në paralel me zhvillimin e teknologjisë, duke diskutuar se si gratë po formësojnë të ardhmen e teknologjisë sot dhe si kjo industri, nga ana tjetër, po ndikon në rritjen e tyre në role drejtuese.

Kush mund të marrë pjesë dhe çfarë mund të përfitoni?

Ky webinar është i domosdoshëm për:

  • Profesionistë
  • Drejtues
  • Ekzekutivë që aspirojnë të fitojnë njohuri më të thella mbi dinamikën e lidershipit në sektorin e teknologjisë.

Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga:

  • Historitë frymëzuese të lidershipit: Fatbardha & Jonida do të ndajnë historinë e zhvillimit të tyre profesional duke na treguar situata konkrete se si teknologjia ka formësuar dhe ka ndikuar në arritjet e tyre. 
  • Këshilla praktike për karrierën: Merrni strategji të dobishme për të naviguar në industri me ritme të shpejta dhe të dominuara nga burrat.
  • Sesioni interaktiv i pyetjeve dhe përgjigjeve: Bëni pyetje drejtpërdrejt folëseve dhe merrni këshilla të personalizuara për karrierën tuaj.

Axhenda

  • 15:00 Hyrje & Prezantim i Folësve dhe Programit
  • 15:10 Trajtimi i Temës: Fatbardha Rino & Jonida Lakuriqi
  • 16:00 Sesioni i Pyetjeve & Përgjigjeve
  • 16:10 Përmbyllje

Kush janë personat që do të udhëheqin këtë webinar?

Albana Vrioni
Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e WOB-AL
Një trajnere ekzekutive dhe këshilltare e lartë biznesi, themeluese e WOB-AL, Albana Vrioni është e përkushtuar në realizimin e ndryshimeve transformuese në lidership dhe biznes, me fokus të fortë në promovimin e grave në role drejtuese.

Fatbardha Rino
Ekzekutive e Lartë në Sektorin Bankar
Me përvojë të gjatë në drejtimin e transformimit dixhital dhe përmirësimin e përvojës së klientit në sektorin financiar, Fatbardha ka udhëhequr disa nga iniciativat më me ndikim në fintech në tregjet ndërkombëtare.

Jonida Lakuriqi
Drejtore në Vodafone Albania
Jonida vjen me një eksperiencë tëp gjatë në role ekzekutive kryesore në, politika publike dhe çështje korporative. Puna e saj ka pasur një ndikim të thellë në formësimin e kornizave rregullatore në telekomunikacion dhe qeverisjen korporative.

Si të regjistroheni:

Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në këtë webinar ekskluziv, thjesht klikoni butonin “Regjistrohu Tani” më poshtë dhe ndiqni hapat e thjeshtë. Do të merrni një email konfirmimi me të gjitha detajet për t’u bashkuar.

Ruani datën:
Shënoni në kalendarët tuaj! Ky event do të mbahet më 04 Tetor 2024. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të mësuar nga lidershipi i grave shqiptare në industrinë e teknologjisë.

E rëndësishme:
Eventi do të zhvillohet në gjuhën shqipe, duke ofruar një mundësi ideale për profesionistët vendas që të angazhohen dhe të përfitojnë nga diskutimet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0