Roli i Remitancave në Stabilitetin Ekonomik të Kosovës - Business Magazine Albania

Roli i Remitancave në Stabilitetin Ekonomik të Kosovës

Roli i Remitancave
22-03-2022 Join
Në dy dekadat e fundit, remitancat kanë arritur dhe tejkaluar nivelin e investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë dhe në nivel global.
Dërgesat e diasporës në Kosovë paraqesin njërin prej burimet kryesore të financimit të konsumit të
ekonomive familjare dhe mirëmbajtjes së paqes sociale.
Si një burim që siguron gjendje stabile sociale, remitancat zvogëlojnë ngarkesën ndaj buxhetit shtetëror të shumë familjeve kosovare dhe rrisin fuqinë e tyre blerëse.

Sidoqoftë, sfiduese për ekonominë e Kosovës vazhdojnë të mbeten disa çështje që lidhen me remitancat si formalizimi dhe ulja e kostos së transferëve, apo kanalizimi i mjeteve në sektorë më produktiv nga ana e pranuesve të remitancave.
Me këtë kontekst në mendje, ju ftojmë në këtë takim ku diskutohet mbi sfidat dhe mundësitë e ndryshme për ta bërë tregun e dërgesave të parave në Kosovë më efikas për të rritur ndikimin e remitancave në ekonominë vendase, sidomos kapërcimin e sfidave të shfaqura nga pandemia.
Në kuadër të takimit, folës kryesorë do të jenë institucionet të cilat direkt prekin remitancat, dhe diasporën.
Andaj me datën 22 mars, ora 18:00 – CET, ju ftojmë që përmes linkut të mëposhtëm të regjistroheni dhe të jeni pjesë e ngjarjes ku mundeni të ndani opinionin e
juaj në lidhje me temën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0