Rikthehet për të 4-in vit radhazi me 17 Tetor konferenca e marketingut dixhital, AllWeb Albania


konferencën e marketingut dixhitalPrej 4 vitesh organizim në Tiranë, AllWeb Albania është konferenca që ka në fokus marketingun dixhital, biznesin dhe transformimin e tij, duke krijuar mundësi unike për ju që të lidheni dhe të mësoni nga folësit më të mirënjohur dhe më me ndikim në botë. Nisur nga roli i rëndësishëm e në rritje i botës dixhitale, konferenca e Tetorit mbledh së bashku shumë aktorë nga fusha të ndryshme që punojnë apo influencojnë tregun. Një treg që në një të ardhme të afërt premton shumë. Pjesë e kësaj audience janë kompani apo brande të mëdha që kanë fokus dhe janë pjesë e transformimit dixhital, si: agjenci marketingu, ekspertë marketingu, inovacioni, zhvillimi, ICT, mobile, profesionistë të PR dhe Social Media.

Deri tani janë prezantuar 6 folës, të cilët do të ngjiten në skenën e AllWeb Albania 2019, në 17 Tetor. Ata janë ekspertë të huaj dhe shqiptarë në fushën e marketingut dixhital dhe kanë përvoja të suksesshme në zhvillimin e strategjive të tyre të marketingut dhe risive të aplikuara.

AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë

AllWeb Albania 2019 prezanton folësit e rinj, Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku

AllWeb Albania mendon edhe për studentët me një ofertë speciale: Përfitoni biletën me një çmim prej 35€

AllWeb në shifra:

  • 200+ persona në skenë
  • 2500+ persona në eventet si audiencë
  • 120+ brande partnere
  • 1400+ artikuj në media
  • 7,300+ tweets gjatë ditëve të konferencës
  • 140,000+ ndërveprime në Social Media

ÇFARË DO TË SJELLË ALLWEB ALBANIA 2019?

Nëse jeni kuriozë të dini se çfarë do të sjellë këtë vit AllWeb Albania, ejani në 17 Tetor të njiheni personalisht me folësit, njëri tjetrin dhe t’i jepni mundësi vetes që të mësoni më shumë rreth marketingut dixhital dhe risive më të reja në inovacion, si dhe të mësoni sesi të rrisni dhe zhvilloni biznesin tuaj.  

Akoma po pyesni nëse #ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre; për Mediat e reja dixhitale dhe tradicionale; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimeve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

————–

Për më tepër informacion rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën vizitoni www.AllWeb.al

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose  në [email protected]

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale