Rikthehet në Nëntor “Rruga drejt suksesit” nga Vasil Naçi - Business Magazine Albania

Rikthehet në Nëntor “Rruga drejt suksesit” nga Vasil Naçi

Rruga drejt suksesit
19-11-2021 Join

Rikthehet këtë Nëntor “Rruga Drejt Suksesit”, nga Vasil Naçi. Eventi më i madh në rajon (virtual) dedikuar atyre që dëshirojnë të jenë fitues në çdo sfidë, e ta cojnë veten në një nivel më të lartë.

Kohërat që jetojmë janë sa sfiduese aq edhe emocionuese. Për të arritur më shumë, rruga e vetme është investimi tek rritja e vetes. Ndaj “Rruga Drejt Suksesit”, vijon pa u ndalur SI NJË MUNDËSI UNIKE për të konsoliduar mendësinë dhe hapat e duhur për sukses në jetë.

Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e  cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja.

Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!

“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 12,500 pjesëmarrës që prej vitit 20I6, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin.

Ideuar si event-trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Duke kapërcyer sfidat me të cilat përballet i gjithë globi, “Rruga drejt suksesit” vjen në një format të ri. Tashmë “Live” në versionin online, cilido prej nesh, në çdo skaj të botës, në komoditetin e ambjentit ku ndodhen, mund të përfitojë nga vlera që “Rruga drejt suksesit” sjell.

Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progrès të vazhdueshëm.

“Rruga drejt suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga drejt suksesit” përmbledh në 3 ditë, dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.

“Rruga drejt suksesit” ka potencialin të transformojë rrënjësisht përvojën e çdo dite të jetës suaj. “Rruga drejt suksesit” do t’ju nxisë që të kërkoni më shumë nga jeta, duke u orientuar drejt zhvillimit personal dhe profesional, duke kuptuar se “magjia” ndodh vetën nëse çlirohemi nga “vargonjtë” e bindjeve penguese, fillojmë të veprojmë dhe jetojmë sipas potencialit të vërtetë.

Në event-trajnimin “Rruga drejt suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e keni në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi jeni ju ata që kontrollojnë totalisht sa ndikim do t’i lejoni realitetit të ketë në jetën tuaj, tani apo edhe në të ardhmen.

Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.

Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.

Ruaji këto tre ditë në kalendarin tënd 19, 20 dhe 21 nëntor.

Bli biletën tënde tani KËTU.

Për më shumë informacion kliko në linkun: https://rrugadrejtsuksesit.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0