Rikthehet në datat 26-29 tetor Automotive Fair Albania! - Business Magazine Albania

Rikthehet në datat 26-29 tetor Automotive Fair Albania!

Automotive Fair Albania
26-10-2023 Join

Automotive Fair Albania, edicioni i dytë i panairit të automobilave në Shqipëri, organizohet nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkinë e Tiranës, me qëllim të promovimit të industrisë së automobilave drejt krijimit të një ekosistemi të shëndetshëm, të zhvilluar dhe të qëndrueshëm përmes qasjeve bashkëpunuese të qeverisë dhe palëve të interesuara për të arritur këtë zhvillim.

Edicioni i dytë i Panairit të Automotive Albania do të mbahet në tre ambiente ; Sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Square Italia”, sheshi “Skënderbej”.

Automotive Fair Albania ju fton të zbuloni zhvillimet më të avancuara në industrinë e automobilave dhe të përjetoni emocionet e teknologjisë dhe inovacionit më të fundit në edicionin e dytë të tij , nga data 26 deri në 29 tetor 2023 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Automotive Fair Albania II ofron mundësi të reja investimi dhe bashkëpunimi, duke bashkuar liderët e industrisë së automobilave, operatorët vendas dhe ndërkombëtarë, sipërmarrësit inovativë të rinj, dizajnin e automobilave, teknologjinë dhe modernitetin, entuziastët e motorsportit dhe nostalgjinë e automjeteve historike. shfaqje artistike dhe argëtuese, duke çuar në një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave, shikueshmërisë, rrjetëzimit dhe bashkëpunimeve të reja, si dhe një përvojë ndërkombëtare që vjen në momentin e duhur.

Edicioni i parë i Automotive Fair Albania, i organizuar në qershor të vitit të kaluar, u përmbyll me përshtypje pozitive dhe tregues të rëndësishëm suksesi si një sfidë komplekse organizative që u fitua me kontributin e të gjithë pjesëmarrësve.

Për regjistrime klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0