Rikthehet konferenca më e madhe e biznesit/internetit në Europën Juglindore, Spark.me - Business Magazine Albania

Rikthehet konferenca më e madhe e biznesit/internetit në Europën Juglindore, Spark.me

Spark.me
04-06-2022 Tivat, Montenegro Join

Spark.me është një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore. Konferenca organizohet që nga viti 2013, në shtetin europian të Malit të Zi, si pjesë e programit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës të Domain.ME, një kompani private e cila është përgjegjëse për domenin kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.

Spark.me 2022 do të organizohet në datat 4-5 qershor në Porto Montenegro në Tivat. I vendosur në pjesën qendrore të Gjirit të Kotorrit, Tivat është në zemër të industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Qyteti i gjallë i shërben një komuniteti detar aktiv, duke ofruar një mori restorantesh, baresh dhe limanesh të shumtë aty pranë, ideale për lundrimet verore të Rivierës të Tivatit. Më parë një bazë detare historike, Porto Montenegro u rimishërua si porti kryesor i jahteve luksoze në Mesdhe dhe fshati marinë. Fshati tërheq një turmë të gjallë ndërkombëtare gjatë gjithë vitit, me një skenë ngjarjesh që shtrihet në konferenca, ekspozita dhe ngjarje kulturore.

Spark.me ka bërë një rrugë të gjatë nga një pikë takimi me entuziastë dhe të apasionuarish të teknologjisë deri në një ngjarje të teknologjisë dhe marketingut që duhet vizituar me patjetër për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Misioni i Spark.me që në fillim ishte përmirësimi i cilësisë së jetës për njerëzit në Europën Juglindore duke rritur ndërgjegjësimin për mundësitë që ofron interneti dhe teknologjitë e reja, nëpërmjet edukimit, konkurrencës dhe mundësive të rrjetëzimit. Spark.me tërheq më shumë se 700 pjesëmarrës nga 20+ vende.

Nxitoni të përfitoni nga oferta early bird e biletave në linkun: https://www.xing-events.com/SparkMe2022.html

Lexoni edhe: Ku po shkon bota e marketingut dhe internetit?! – Mesazhet e konferencës Spark.me 2019

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0