Eventi i shumëpritur i fundvitit rikthehet sërish, për të ngrohur zemrat dhe për të ndezur shpirtin e festave akoma më shumë.
Këtë vit në zemër të qytetit të Tiranës, në Pazarin e Ri, më datë 22 Dhjetor 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të ofrojë një pasdite të veçantë. Një event që i shtohet magjisë së festave, me muzikë, vezullim, sharmin dhe elegancën e mjeteve historike të koleksionit shqiptar Retro.
E organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor – Retro Albania në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Pazarin e Ri, dhjetëra mjete historike do të ekspozohen në sheshin rreth pazarit, ku nën ritmet Jazz & Swing, këngëve festive dhe sharmit të balerinave elegante, vjen ndjesia e kthimit në të shkuarën në një ndër zonat më të dashura të kryeqytetit.
Ashtu si në eventet e tjera, nuk do të mungojë punishtja e targave souvenir, për të gdhendur çaste festive me 9 karaktere në targat e personalizuara sipas dëshirës tuaj.
DPSHTRR ka menduar edhe për ata që nuk i kanë gjetur ende dhuratat festive, me një risi për të gjithë qytetarët, vjen RETRO Shop me artikuj dhe suvenirë Retro, për të përcjellë sa më shumë frymën vintage tek të gjithë pjesëmarrësit.
Festat tona marrin jetë nga pjesëmarrja e fëmijëve të vegjël, gjyshërve që me nostalgji kujtojnë të shkuarën dhe të apasionuarëve të shumtë, të cilët me shumë zell i presin të tilla organizime.
Jeni të ftuar të mos mungoni!
Me 22 dhjetor 2023
Ora 18:00
Pazari i Ri, Tiranë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.