Women on Boards Albania nis programin e vitit 2024 me Eventin e Lançimit, një event i cili ka në zemrën e tij një panel diskutimi të titulluar “Si diversiteti në bord nxit rritjen ekonomike dhe mënyrat për të arritur atje”.
Panelistë të nderuar dhe profesionistë do të kontribuojnë me mendimet, ekspertizën dhe përvojat e tyre mbi rolin kryesor të diversitetit në dhomat e bordeve.
Ky event, i përshtatur për të fuqizuar, edukuar, frymëzuar dhe bashkuar figura kryesore nga bota e biznesit, specialistët e DE&I, profesionistë ambiciozë dhe sipërmarrës, duke premtuar që do të jetë një mundësi e shkëlqyer për network, shkëmbim idesh dhe mësim.
Eventi do të realizohet në datë 22 shkurt pranë Sallës Queen Geraldine, Hotel Plaza, Tiranë. Save the date!
Për të marrë pjesë në këtë ngjarje transformuese, ju lutemi regjistrohuni në linkun mëposhtëm:
Bashkojuni bisedës dhe kontribuoni në avancimin e grave në pozita udhëheqëse.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.