CEED Albania në bashkëpunim me CEED Kosovën dhe CEED Maqedoninë, do organizojë në datën 27 Shtator 2016, Sirius Hotel (salla Andromeda), Prishtinë, takimin rajonal B2B ndërmjet kompanive Kosovare, Shqiptare dhe Maqedonase.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë mbi 100 sipërmarrës të cilët do kenë mundësi:
• Të krijojnë kontakte me kompanitë e vendeve të tjera dhe të kryejnë takime individuale me kompanitë që ato janë të interesuara;
• Të shkembejnë eksperienca dhe informacion mbi tregjet përkatese;
• Të krijojnë mundësi për bashkëpunime të mundshme rajonale.
Për kompanitë shqiptare që janë të interesuara për të marrë pjesë në këtë aktivitet, CEED Albania do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit, pjesëmarrjen në aktivitet dhe organizimin e takimeve ndërmjet sipërmarrësve.
Udhëtimi për në Kosovë është planifikuar të kryhet i organizuar me autobus dhe do të ndërthuret edhe me aktivitete të tjera shlodhëse.
Të gjitha kompanitë e interesuara për të marrë pjesë janë të lutur të plotësojnë tabelën e mëposhtme:
Emri i kompanisë
Personi/nr. i kontaktit
Industria
Përshkrim të shkurter të kompanisë (duke përfshirë dhe adresën dhe kontaktet përkatëse)
Afati i fundit për aplikim është data 19 Shtator 2016
P.S.: Ju lutem merrni në konsideratë që do merren parasysh vetëm mesazhet nëpërmjet email-it.
Jeni të lutur të më kontaktoni nëpermjet: jshano@ceed-albania.org.
Mesazhet nëpërmjet Facebook, NUK do merren parasysh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.