Product Launch #4: Albquest – Ura digjitale që lidh fëmijët e diasporës me kulturën shqiptare - Business Magazine Albania

Product Launch #4: Albquest – Ura digjitale që lidh fëmijët e diasporës me kulturën shqiptare

Product Launch #4: Albquest – Ura digjitale që lidh fëmijët e diasporës me kulturën shqiptare
30-05-2025 18:00:00 Join

Pas tre edicionesh të suksesshme, Product Launch #4 vjen me një tematikë tejet të veçantë dhe me vlera të mëdha edukative: prezantimi i Albquest – platformës së parë shqiptare të krijuar posaçërisht për fëmijët e diasporës.

Albquest është një hapësirë digjitale dinamike, ku fëmijët shqiptarë, kudo që ndodhen në botë, mund të lidhen me gjuhën, kulturën, historinë dhe traditat e tyre përmes metodave bashkëkohore, krijuese dhe gjithëpërfshirëse. Misioni i platformës është të ruajë dhe të forcojë identitetin kulturor ndër breza, duke e bërë të mësuarit një përvojë të bukur dhe kuptimplotë.

Në qendër të kësaj iniciative qëndron filologia Kleida Peçulaj, e cila ka ndërtuar një qasje profesionale dhe të ndjeshme ndaj sfidave që sjell mësimdhënia në diasporë. Gjatë eventit, të pranishmit do të kenë mundësi të njihen më nga afër me funksionimin e platformës, përfitimet që ajo sjell për fëmijët dhe vizionin që qëndron pas saj.

Çfarë do të përfshijë eventi:

  • Prezantimi i drejtpërdrejtë i platformës Albquest

  • Biseda rreth rëndësisë së ruajtjes së identitetit kulturor tek fëmijët shqiptarë jashtë vendit

  • Diskutim mbi sfidat e edukimit në diasporë dhe rolin e teknologjisë në këtë proces

  • Si mund të kthehet mësimi në një përvojë emocionuese për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës

📍 Vendi :
OneConnect Hub, hapësira më e re dhe energjike për bashkëpunim dhe kreativitet në zemër të Tiranës, brenda strukturës ikonike të Piramidës.

Bëhuni pjesë e këtij eventi për të zbuluar se si Albquest po krijon ura të reja kulturore dhe arsimore përmes teknologjisë, duke fuqizuar brezit të ri me dije, lidhje dhe krenari për rrënjët e tyre.

Regjistrohu këtu falas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)