Prezantim i fushatës "Dritarja e Mundësive" - Business Magazine Albania

Prezantim i fushatës “Dritarja e Mundësive”

30-01-2021 11:00:00 Join

Hapim së bashku Dritaren e mundësive për të rinjtë

Grupi i studentëve të nismës “Dritarja e mundësive”, ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e hapjes, i cili do të zhvillohet online, në datën 30 janar 2021, në orën 11:00.

“Dritarja e mundësive” është një platformë digjitale e krijuar nga të rinjtë për t’u ardhur në ndihmë të rinjve të tjerë, të cilët janë në kërkim të një mundësie praktike, zhvillimi profesional apo punësimi.

Përveç njohjes me këtë nismë, do të keni mundësinë të diskutoni me të rinjtë si dhe me bizneset pjesëmarrëse mundësitë dhe sfidat e punësimit në vend dhe për më tepër në kohë pandemie.

Nëse jeni një biznes/institucion që dëshironi të ofroni mundësi dhe të njiheni me platformën, apo një i ri që dëshiron të mësojë se si kjo platformë mund t’ju vijë në ndihmë për të gjetur mundësinë tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë, duke kryer regjistrimin tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0