Pranimi i Dështimit: Fuqia e Fuckup Nights në Botën e Biznesit - Business Magazine Albania

Pranimi i Dështimit: Fuqia e Fuckup Nights në Botën e Biznesit

21-06-2023 17:00:00

Në shoqërinë e sotme të orientuar nga suksesi, dështimi shpesh stigmatizohet dhe konsiderohet si një pengesë. Megjithatë, Fuckup Nights, një lëvizje globale, po sfidon këtë mendësi duke e përballur dështimin dhe duke e transformuar atë në një përvojë të çmuar mësimi.

Fuckup Nights thyen stigmat që rrethojnë dështimin dhe promovon një kulturë të hapur të diskutimit rreth tij. Duke ndarë histori të vështira të hapjes së një biznesi, marrëdhënieve të dështuara dhe produkteve të pasuskseshme, këto ngjarje normalizojnë dështimin, duke e kuptuar atë si një pjesë thelbësore të rrugës drejt suksesit. Pjesëmarrësit fitojnë perspektiva të çmuara dhe mësojnë nga përvojat e të tjerëve, duke fituar zhvillimi personal dhe profesional.

Në Fuckup Nights, dështimi shihet si një katalizator i fortë për suksesin. Të ftuarit kanë për qëllim të fuqizojnë të tjerët për të shmangur gabimet e ngjashme.

Ruani datën në kalendarin tuaj për Kapitullin e 4-të të FuckUp Nights Tirana ndërsa ne publikojmë foësit që do të ndajnë historitë e tyre emocionuese të dështimit dhe triumfit. Ky event është një mundësi për të fituar perspektiva të veçanta, për të kultivuar rritjen personale dhe për të mësuar nga përvojat e të tjerëve.

Eventi zhvillohet nga Albania STEM and Albanian ICT Academy
Tirana Hotel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0