Praktikoni aftësitë tuaja të pitching


Pitch Night është një event pitching dhe rrjetëzimi për sipërmarrësit e startup-ve që janë në fazat e hershme për të praktikuar pitching para startup-ve të tjerë në një ambient me interes të përbashkët dhe për të bërë network në të njëjtën kohë.

Pse Pitch Night?

Praktika të bën të përsosur! Eventet për pitch janë më të përqëndruar në ndihmesë të praktikimit të pitching tuaj (qëllime investimi) dhe për të marrë feedback para se të bëni pitch në një event live para investitorëve të mundshëm.

Çfarë duhet të bëni!

Përgatisni pitching tuaj. Thjesht duhet të përgatiteni për të dhënë një pitch 3-5 minuta. Nëse keni nevojë për ndihmë në hartimin e tij, dërgoni një email në [email protected]

Nëse jeni startup dhe doni të merrni pjesë me pitching tuaj, dërgoni një email për të rezervuar një vend!

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale