
Nëse je nxënës i shkollës së mesme, student universiteti, i apasionuar pas Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, atëherë jeni të ftuar në ICTSlab për t’u njohur me mundësinë që mund të ndryshojë të ardhmen tuaj profesionale.
Për të gjithë nxënësit që janë në përfundim të 9-vjeçares, gjimnazistët dhe të rinjtë deri në moshën 19 vjeç, kanë shansin e artë të trajnohen në planprogramet më bashkohore, të cilat ICTSlab sjell në Shqipëri për aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit 21.
Ky planprogram ka për qëllim të njohë nxënësit me konceptet bazë të programimit, duke mësuar fillimisht të programojnë me gjuhën programuese Python, zhvillimin e aplikacioneve Mobile në App store dhe Android, zhvillimin e faqeve web, njohja me arkitekturën e kompjuterit, platforma e zhvillimit të lojërave elektronike, e në vazhdim, të mësojnë konceptet bazë të elektronikës dhe robotikës duke i gërshtetuar ato njohuri me shfrytëzimin e pllakës Raspberry Pi. Njohuri këto të cilat përfaqësojnë vetëm disa dimensione që do shqyrtohen në detajet më të vogla me kalimin e planprogramit 15-19.
Nxënësit që do ndjekin këtë planprogram do të mësojnë pafund koncepte që lidhen me programimin, si dhe do të mund të cojnë në një dimension tjetër çdo njohuri që ata mund të kenë në programim, por jo vetëm. Ata do të arrijnë të kuptojnë pikat e tyre më të forta në ndonjë modul të caktuar dhe me mbështetjen e përkushtimin e stafit të ICTSlab, do të mundësohet zhvillim i mëtejshëm i këtyre pikave të forta.
Axhenda:
18:15 Prezantimi i përgjithshëm i kurrikulave nga Esmeralda Shala
18:30 Prezantimi i kurrikulave të Python nga Johnny Siman
18:45 Prezantimi i kurrikulave të Game Design nga Ëngjëll Rraklli
19:00 Prezantimi i kurrikulave Asp.Net Core MVC, Angular with Firebase, C# nga Ervis Trupja
19:15-20:00 networking, cocktail & drinks dhe njohja me ofertat e ICTSlab.
Të pranishmit do të përfitojnë discount -30% për 6 muajt e parë të planprogramit.
Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.