
Në ditët e sotme, teknologjia dhe komunikimi në internet janë mbizotëruese dhe po zhvillohen shumë shpejt. Teknologjitë e shumta online që përdorim vazhdimisht e kanë bërë jetën tonë më të lehtë, por në të njëjtën kohë na kanë ekspozuar ndaj rreziqeve që nuk i njohim plotësisht!
Ne të gjithë jemi qytetarë dixhitalë dhe të gjithë duam që të kemi sa më shumë akses, mundësi, mjete, aplikacione etj. Por, në të njëjtën kohë duhet të pranojmë se duke u dixhitalizuar gjithashtu rrisim ekspozimin tonë ndaj rreziqeve si humbja, vjedhja dhe keqpërdorimi i informacionit tonë personal dhe madje edhe jetës tonë.
Ndërsa ka kaq shumë gjëra për të folur për sigurinë në internet, ky trajnim do të fokusohet në mësimin e disa prej metodave dhe teknikave më efektive për të rritur dhe mbajtur sigurinë tuaj në internet.
Trajnimi do të zhvillohet nga Elvis Plaku. Ai është konsulent dhe sipërmarrës, ekspozimi dhe eksperienca online e të cilit e kanë ndihmuar të fitojë aftësitë e nevojshme dhe më pas t’ua mësojë këto aftësi dhe njohuri praktike kujtdo që vepron në internet.
Ai është një kontributor i rregullt dhe themelues i SfidaBiznesi.com ku disa nga artikujt e tij më të lexuar janë për sigurinë në internet.
Pjesëmarrja:
Ky është një trajnim pa pagesë dhe i hapur, por për të marrë pjesë ju duhet të regjistroheni dhe të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj. Klikoni këtu për t’u regjistruar.
Trajnimet e ardhshme
Ky trajnim i parë do të shërbejë si fillesë për trajnimet e ardhshme që do të publikohen në të ardhmen e afërt në tema si marketingu, komunikimi, sipërmarrja dhe të tjera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.