
Në datat 28 shkurt deri në 2 mars 2019 do të zhvillohet në Shqipëri Samiti i Dytë i Diasporës.
Ky aktivitet do të zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën.
Qëllimi i Samitit është vlerësimi i të gjitha aktiviteteve dhe angazhimeve të ndërmarra gjatë punimeve të Samitit të Parë të Diasporës, si dhe të krijojë disa struktura të reja që do të koordinojnë dhe ndjekin në vijimësi realizimin e çështjeve që do të ngrihen në Samitin e Dytë.
Në këtë kuadër, ftojmë të gjithë të interesuarit, anëtarë të diasporës shqiptare në SHBA të marrin pjesë në këtë aktivitetet madhor.
Në rast interesi dhe dëshirë për të marrë pjesë, lutem dërgimin e të dhënave të secilit (emër mbiemër, profesion, kontaktet) në adresën e emailit: events.washington@mfa.gov.
Për më shumë detaje lexoni axhendën finale të Samitit në këtë LINK.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.