Nis një karrierë në sigurinë kibernetike - Business Magazine Albania

Nis një karrierë në sigurinë kibernetike


nis-nje-karriere-ne-sigurine-kibernetike-business-magQë nga viti 2019, nevoja në të gjithë botën për profesionistët e sigurisë kibernetike pritet të arrijë 6 milionë vende pune – por kompanitë ka të ngjarë që do të jenë në gjendje të gjejnë vetëm 4.5 milionë njerëz të aftë për të bërë këtë punë. Kjo do të thotë se potenciali i 1.5 milionë vendesh pune, punë që paguhen shumë, mund të mbulohet me persona të cilë kanë kualifikimet përkatëse.

Pra punëtorët kibernetike kanë kërkesë të lartë, puna paguhet mirë dhe ata janë të rëndësishëm dhe kritikë për ruajtjen e shoqërisë tonë. Kjo tingëllon si një mundësi ideale.

Por çfarë do të duhet që të punësohesh dhe të lulëzosh në një karrierë të tillë?
Ku mund të mësoni aftësitë?
Si të gjeni mundësi?
Dhe si është ky profesion dhe kërkesa në Shqipëri?

Për të mësuar këto përgjigje dhe shumë më tepër, frymëzohuni dhe takohuni me persona profesionistë të suksesshëm të sigurisë kibernetike në Shqipëri, të Shtunën, datë 4 Shkurt, ora 10:00 në Innovation Hub.

Ky trajnim organizohet nga Motivation Hacks, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike – Alcirt dhe ka për qëllim të ndihmojë studentët dhe të rinjtë të aftësohen për të ndërtuar karrierën e tyre të ardhshme kibernetike në Shqipëri.

Biletat janë Free, por ju duhet të rezervoni vendin tuaj duke u regjistruar KËTU:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0