Në Startup Grind vjen Edi Demaj nga ROCKET FIBER - Business Magazine Albania

Në Startup Grind vjen Edi Demaj nga ROCKET FIBER


ne-startup-grind-vjen-edi-demaj-nga-rocket-fiber-business-magEdi Demaj është bashkë-themelues dhe COO i Rocket Fiber, një ofrues i internetit të shpejtë (në Gigabite), IPTV dhe telefonëve. Edi është përgjegjës për të ndihmuar në zbatimin e vizionit të Rocket Fiber për të tejkaluar hendekun mes teknologjisë, produktit dhe zonave të tjera në kuadër të kompanisë. Për të ndihmuar në arritjen e vizionit të Rocket Fiber, ai ndihmon në mbikëqyrjen e negociatave dhe menaxhimin e shitësve dhe klientëve të ndryshëm. Rocket Fiber është rritur me më shumë se 50 anëtarë në ekip dhe po vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj.

Edi ka bashkë-themeluar edhe disa kompani të tjera si përshembull iziSurvey, një platformë online dhe offline për sondazhe dhe REOZOM, një kompani e pasurive të patundshme që ka dalë kohët e fundit.

Edi është gjithashtu një partner në Gjirafa.com, motori i parë shqiptar dhe i vetëm i kërkimit.

Para fillimit kompanitë e tij, Edi ka punuar për “Bedrock Real Estate” në Detroit, pjesë e kompanive “Quicken Loans“ dhe “Rock Ventures”, ku ai ndihmoi me menaxhimin dhe koordinimin për zhvillimin e kompanisë.

Endri Mataj, një adhurues i teknologjisë së informacionit, me diplomë MS në fushën e Telekomunikacionit në Universitetin e Syracuse në New York, është moderatori i eventit të përmuajshëm i cili padyshim do të udhëheqë edhe takimin e rradhës me Edi Demaj.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm. Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për netëorking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, BusinessMag ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startupeve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0