Në një botë ku komunikimi është bërë më i lehtë dhe më i shpejtë se kurrë më parë, ndërtimi i një brandi personal të fortë është një mjet i rëndësishëm për të arritur suksesin në karrierë dhe biznes. Për këtë qëllim, CANCRI Marketing vjen me trajnimin e radhës me temë “Creating Your Personal Brand” që do zhvillohet në ambientet e Tirana Business Club.
Ky event është ndarë në katër sesione emocionuese, të cilat do të mbahen në datat 13, 20, 27
Shtator dhe 5 Tetor 2023, nga ora 18:00 deri 20:00, në ambientet e Tirana Business Club. Gjatë këtyre trajnimeve, do të eksplorohen aspektet kyçe të brandimit personal dhe mënyrat për të ndërtuar një prezencë të fortë dhe të ndikueshme në mediat sociale dhe në tregun e biznesit.
13 Shtator – Personal Branding
Në këtë sesion të parë, do të mësojmë thelbin e ndërtimit të një brandi personal të suksesshëm. Si të identifikojmë vlerat dhe karakteristikat tona unike dhe si ti bëjmë ato të dallueshme në sytë e të tjerëve.
20 Shtator – Influencer Marketing
Sesioni i dytë fokusohet në fuqinë e marketingut të ndikimit. Do të kemi të ftuar specialë që do të na ndajnë strategjitë dhe mënyrat më efektive për të ndikuar në audienca dhe për të rritur ndjekësit tanë.
27 Shtator – Social Media Marketing
Në ditën tjetër, do të zgjerohemi në botën e marketingut dixhital me rrjetet sociale. Në një kohë ku rrjetet sociale janë një platformë e rëndësishme për ndërtimin e brandit personal, do të mësojmë si të krijojmë dhe menaxhojmë prezencën tonë në këto platforma.
5 Tetor – How to Become Famous
Sesioni i fundit është më i veçantë ku do të shqyrtojmë se si të bëhemi të famshëm në një mënyrë pozitive dhe të qëndrueshme. Të ftuar të veçantë do të ndajnë historitë e tyre të suksesit dhe strategjitë për të arritur një nivel të lartë.
Ju keni mundësinë e fundit për t’u regjistruar duke klikuar në këtë link!
Nëse dëshironi të ndryshoni dhe të ndërtoni brandin tuaj personal, ky është momenti i duhur
për tu bashkuar me ne.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.