Na ndiqni në Live Me Ervin Kalemi

Na ndiqni në Live Me Ervin Kalemi

Live Me Ervin Kalemi
28-05-2020 19:30:00 Join

E enjte, më datë 28 Maj, ora 19:30 do jemi LiveME Ervin Kalemi, në kanalin tonë në Youtube:

https://lnkd.in/eFHCvuV & Facebook: https://lnkd.in/emsfwds . Të gjithë kaluam periudhën më të vështirë të pandemisë dhe kuptuam se sa rëndësi ka të qënit online jo vetëm për të parë, por edhe për të krijuar.

Pikërisht, për këtë do flasim me Ervinin. Ai ka krijuar Superheroin Online, Publer, i cili ndihmon rreth 23,000 persona në të gjithë botën, të menaxhojnë rrjetet e tyre sociale. Se çfarë është Publer, atë do e merrni vesh vetëm në LiveME. Por, jo vetëm kaq.

Do flasim gjithashtu për marketingun dixhital, që është kthyer tashmë në një sektor shumë i rëndësishëm. Jemi të bindur që do ju duhen disa informacione si këto, nëse doni të shkëlqeni në Instagram, Facebook apo në ndonjë platformë tjetër, që përdorni. Këto dhe shumë të tjera do i dëgjoni në LiveME.

Ne ju presim aty ku ju kemi pritur gjithmonë me ngrohtësi dhe dashuri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0