Mundësitë e bizneseve të turizmit në kohën e COVID-19

Mundësitë e bizneseve të turizmit në kohën e COVID-19

Mundësitë e bizneseve
08-06-2020 16:00:00 Join

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me Frankfurt School of Finance and Management në kuadër të Programit Gratë në Biznes, ju ftojnë në Webinarin e rradhës me temë ”Mundësitë e bizneseve në sektorin e turizmit në kohën e Covid-19”. Webinari do të organizohet ditën e hënë, datë 8 Qershor 2020, ora 16.00 – 17:30 në platformën Zoom.

Me anë të këtij webinari, organizuesit dëshirojnë t’ju vijnë në ndihmë grave sipërrmarëse, në sektorin e turizmit. Një nga sektorët e dëmtuar më rëndë nga Pandemia dhe nga tërmeti i Nëntorit. Në webinar do të trajtohen disa cështje si menaxhimi i destinacioneve turistike, këshilla mbi zhvillimin e produkteve, oportunitetet në sektorin HORECA, përmirësimi i infrastrukturës në turizëm dhe ndërhyrja ne objektet e trashëgimisë kulturore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0