Mundësi bashkëpunimi me ndërmarrjet gjermane. Në muajin tetor mbahet në Berlin konferenca për mbrojtjen e ambientit - Business Magazine Albania

Mundësi bashkëpunimi me ndërmarrjet gjermane. Në muajin tetor mbahet në Berlin konferenca për mbrojtjen e ambientit

Mundësi bashkëpunimi
20-10-2021 Join

Në muajin tetor, datë 20 do të mbahet në Berlin një konferencë për mbrojtjen e ambientit. Do të jenë të pranishme ndërmarrjet më të rëndësishme gjermane. Nëpërmjet kësaj konference jo vetëm krijohet mundësia për bashkëpunim me to, por edhe mundësia për të përfituar nga ndihmat financiare të BE për mbrojtjen e ambientit. Kjo do të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit me ndërmarrjet gjermane, të cilat janë të specializuara në këtë drejtim.

Hapja e negociatave dhe hyrja në Europë për vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhet gjithnjë e më e shpejtë. E rëndësishme është në këtë periudhë përcaktimi i parimeve bazë për një sukses në zhvillimin e ekonomisë.

Në ditët e sotme, mbrojtja e ambientit dhe mënjanimi i mbetjeve luajnë një rol shumë të madh në politiken e bashkimit europian. Një qëndrim negativ në këtë drejtim është i lidhur me kosto të larta ekonomike si dhe gjoba të ndryshme administrative ashtu sikurse një përpjekje pozitive në këtë drejtim sjell kursime dhe për më tej edhe mundësi të fitimit.

Kur flasim për zhvillim ekonomik kuptohet edhe ripërpunimi i lëndëve të para ose riciklimi i tyre dhe mbetjeve të tyre. Natyrisht që për ndërmarjet e ndryshme zbatimi i këtij sistemi është i lidhur me kosto të ndryshme. Kjo është edhe arsyeja që një sistem i tillë shoqërohet me ndihma të mëdha dhe të ndryshme financiare nga BE.

Si partner të rëndësishëm shfaqen në këtë rast ndërmarrjet gjermane, të cilat kanë një eksperiencë të madhe në këtë drejtim dhe që janë gati të bashkëpunojnë. Shfrytëzoni sot donacionet e BE me qëllim që ndërmarrja juaj të jetë e përgatitur për të ardhmen dhe po ashtu të mundeni të përfitoni sa më shumë nga ndihmat e BE.

Merrni pjesë personalisht ose në mënyrë virtuale në konferencën e Berlinit të datës 20.10.2021 dhe mundohuni ta shfrytëzoni këtë rast për të krijuar lidhje me ndërmarrjet e suksesshme gjermane për të përfituar edhe nga eksperienca e tyre.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0