Oz Marketing rikthen trajnimin e Lorenzo Ait në tiranë për herë të dytë
Në përgjigje të kërkesave të shumta, Oz Marketing ka organizuar për herë të dytë një trajnim ekskluziv në Tiranë me Lorenzo Ait, një nga konsulentët më të njohur në fushën e biznesit. Ait, i cili është gjithashtu trajner dhe sipërmarrës me përvojë të gjerë ndërkombëtare, është bashkëthemelues i grupit Allcore Spa dhe CEO i Amyralia Consulting.
Lorenzo Ait sjell një thesar të madh ekspertize në udhëheqjen e biznesit, duke iu përkushtuar veçanërisht fazave kyçe të rritjes dhe pozicionimit strategjik në treg. Trajnimi synon të ndajë njohuri thelbësore mbi tendencat globale të tregut, strategjitë efektive për të thyer barrierat tregtare dhe rëndësinë e adaptimit në përballjen me sfidat kulturore dhe tregtare.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të përfitojnë jo vetëm nga këshillat praktike të Ait por edhe nga arritjet e tij të rëndësishme profesionale. Ky trajnim është projektuar për të qenë një mundësi e pazëvendësueshme për të gjithë sipërmarrësit, menaxherët dhe liderët e biznesit që dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të mësojnë nga një nga më të mirët në fushë. Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme e trajnimit janë study cases dhe këshilla praktike mbi biznesin e pjesëmarrësve që do jenë të ftuar të ndajnë sfidat e tyre dhe të marrin feedback nga eksperienca e Lorenzos.
Dëshmi nga Pjesëmarrësit e Trajnimit të Mëparshëm
Trajnimi i datës 18 janar ka lënë përshtypje të thellë tek ata që morën pjesë. Një nga pjesëmarrësit shprehet: “Trajnimi ishte jashtëzakonisht i dobishëm për mësimin e organizimit të biznesit në mënyrë të strukturuar. Folësi ishte shumë i përgatitur dhe i afishuar në ndarjen e njohurive.”
Një tjetër shton: “Mësova rëndësinë e qartësisë dhe dokumentimit në proceset e biznesit, që lejojnë zbatimin e tyre nga çdo anëtar i kompanisë, pavarësisht nga talenti individual.”
Mos Humbisni Mundësinë
Ky trajnim ofron një rast të artë për të ndërtuar dhe zgjeruar rrjetin profesional, si dhe për të marrë njohuri që mund të aplikohen menjëherë për përmirësimin e operacioneve dhe strategjive të biznesit. Merrni biletën tuaj tani dhe përfitoni nga ekspertiza dhe përvoja e Lorenzo Ait.
Biletat i gjeni këtu
Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë dhe për të rritur aftësitë tuaja menaxheriale dhe udhëheqëse, ky trajnim është një hap i rëndësishëm në karrierën tuaj profesionale. Siguroni pjesëmarrjen tuaj për të mos e humbur këtë mundësi të rrallë për të mësuar nga njëri nga liderët më të njohur në fushën e konsulencës së biznesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.