Misionin Tregtar “B2B Share & Connect - Electronics” - Business Magazine Albania

Misionin Tregtar “B2B Share & Connect – Electronics”

Misionin Tregtar
16-05-2022 09:00:00

Klik Ekspo Group, në bashkëpunim me Shoqatën e Eksportuesve të Elektro-Teknologjisë Turke [TET] dhe Ambasadën Turke në Tiranë, organizon në datën 16 dhe 17 Maj 2022, Misionin Tregtar “B2B Share & Connect – Electronics”, një atelier komunikimi dhe marrëdhëniesh në biznes mes kompanive shqiptare dhe sipërmarrjeve nga Turqia; kompanitë i përkasin sektorit të materialeve elektrike dhe elektronike, prodhuese të energjisë elektrike dhe sistemeve të shpërndarjes, kabllo, transformatorë dhe gjeneratorë për përdorim industrial dhe rezidencial, në sektorin civil dhe atë ushtarak, pajisje elektrike dhe ndriçimi për hapësira publike dhe përdorim shtëpiak.


Mbi pesëmbëdhjetë kompanitë pjesëmarrëse në këtë mision, me interes të menjëhershëm për të nisur bashkëpunimin me tregun shqiptar, do të ishin të nderuara t’Ju mirëprisnin që përmes takimeve B2B, të njiheni me produktet dhe teknologjitë e ofruara nga ana e sipërmarrjeve Turke si edhe të bashkëbisedoni për hapësira dhe oportunitete ndërveprimesh reciproke.

Në rast se ashtu siç shpresojmë do të shihni me interes praninë Tuaj në këto takime, në mënyrë që të përshtasim axhendën sipas disponueshmërisë Suaj dhe të kompanive pritëse, do t’Ju luteshim që të mund të konfirmonit brenda datës 3 Maj, 2022.

Mbetemi në dispozicion për çdo detaj të nevojshëm, në lidhje me listën e produkteve dhe teknologjive të prezantuara nga kompanitë turke.

Vendi: Salla e Konferencave “Grand Imperial” Xheko Imperial
Data:  16 Maj, 2022
Orari i takimeve*: 09:00 – 20.00
*Ofrohet pauzë-kafe dhe pije për të ftuarit, mundësi prezantimi e projeksione, përkthim, shërbim hostess dhe mikpritje;

Për informacione të tjera rreth pjesëmarrësve:
Tel: +355 42 274210; 42 274211; 42 274212
E-mail: b2b@klikekspogroup.cominfo@klikekspogroup.comprojects@klikekspogroup.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0