
Duke parë ecurinë pozitive të Shqipërisë ndër vite dhe parashikimet e rritjes vjetore për periudhën 2018-2022, sipas të dhënave të EIU mbi FMN, vendi ynë ofron mundësi të shumta për kompanitë italiane. Sektorët kryesorë për investitorët italianë janë: energjia, teknologjia e gjelbër dhe mjedisi, agro-industria, infrastruktura, turizmi, etj.
Më datën 19 Shkurt do të mbahet Forumi i Biznesit “Itali – Shqipëri’, i dedikuar për marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim dhe investime të ofruara nga tregu. Në vazhdim të eventit do të zhvillohen takime B2B ndërmjet kompanive italiane dhe shqiptare me qëllim krijimin e kontakteve dhe hulumtimit të fushave të mundshme të bashkëpunimit.
Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://albaniainvestimenti.com/2017/12/28/a-febbraio-missione-imprenditoriale-in-albania-organizzata-da-confindustria/amp/
/Aida
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.