GERMIN fton në “Diaspora 4 Innovation Kick-off Event”, që do të zhvillohet më 31 tetor 2024 , nga ora 14:00 në Zyrën e GIZ në Tiranë . Kjo ngjarje shënon nisjen zyrtare të një projekti që shfrytëzon ekspertizën e diasporës për të integruar inovacionin dhe sipërmarrjen në programet e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë Shqiptar (IAL).
Në bashkëpunim me Programin EU4Innovation , projekti i GERMIN “Diaspora për Edukimin për Sipërmarrjen” synon të mbështesë IAL-të shqiptare në rrugëtimin e tyre sipërmarrës duke angazhuar studiues të diasporës për të bashkë-krijuar dhe bashkë-mësuar kurse përkrah studiuesve rezidentë.
Veprimtaria do të prezantojë qëllimet e projektit dhe do të bashkojë palët kryesore të interesit, drejtuesit akademikë dhe anëtarët e diasporës për të eksploruar se si ekspertiza e diasporës do të nxisë inovacionin dhe sipërmarrjen, duke formësuar të ardhmen e arsimit në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.