Menaxhimi i Stresit & Stili Drejt Jetesës Produktive


Objektivi i trajnimit:

Program vetë-përmirësimi i fokusuar në shkak-pasojat e stresit në shoqërinë e sotme dhe zgjidhjet më efektive në përballjet, kontrollin dhe reduktimin e tij.

Programi vlen për individët e angazhuar në jetën profesionale, studentore dhe atë familjare që përballen me vështirësi emocionale dhe kompleksitete sociale dhe që kërkojnë zgjidhje praktike për përmirësimin e stilit të jetesës dhe produktivitetin në punë.

Trajnimi është i përshtatur në formë leksioni, bisedimi dhe ushtrimesh praktike.

Disa tema të programit:

• Çfarë na streson? Psikologjia e stresit dhe neuroshkenca.

• Natyra njerëzore. Kompleksiteti dhe kthjellimi.

• Strategjia. Menaxhimi i stresit.

• Energjizimi. Mendimi praktik & rritja e vetëkontrollit.

• Vetë-imazhi si mjet për parandalimet e ankthit dhe depresionit.

• Veprimet dhe ndërveprimet si faktor konstruktiv.

• Vetë-përmirësimi. Rezultatet dhe disiplinimi në profesion dhe në jetën private.

Lektori: Eno Barjami – Trajnues i Certifikuar ‘Coaching Manager’ nga University of California – Davis (ShBA)

Biografinë e autorit e gjeni në linkun: https://enobarjami.com/bio/

Tarifa e pjesëmarrjes: 500 Lekë

Rezervimet & Biletat : Cel: 069 60 64 624

Orari i Eventit: 12 Prill (e Premte), Ora 18:00 – 21:00

Vendodhja: TBU – Tirana Business University College, Kati 2 – Rr. Kavajës – Tiranë

Në përfundim ofrohet pajisja me Certifikatë pjesëmarrje.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale