
Debati konsiston në dy grupe studentësh me nga katër persona, ku njëra palë do të mbrojë me argumenta tezën se media online është biznes, ndërsa grupi tjetër do jetë pro tezës se media online po bën gazetari.
Sakaq është krijuar edhe grupi i tretë, asnjanës, i cili do të drejtojë pyetje përgjatë debatit për të dy grupet. Moderatore do të jetë Donisa Perseku, ndërsa juria e përbërë nga pedagogë të universitetit do të shpallë fituesit në fund të debatit.
Aktiviteti i organizuar në kuadër të lëndës “Marketingu politik mjetet, teknikat dhe strategjitë” do të zhvillohet pranë bibliotekës së Kolegjit Universitar “Bedër”, më datë 14 Shkurt 2018, ora 17:00.
Pritet të ketë debat konstruktiv dhe të fortë, por jo më pak edhe surpriza. Kushdo që ka dëshirë është i ftuar të bashkohet për të ndjekur aktivitetin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.