Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”- One Albania mban Konferencën e Sigurisë Kibernetike me 12 Nëntor - Business Magazine Albania

Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”- One Albania mban Konferencën e Sigurisë Kibernetike me 12 Nëntor

“Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”, është konferenca e sigurisë kibernetike që do të mbahet me 12 Nëntor në Tiranë.

Zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja e shpejtë e internetit ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë, punojmë dhe argëtohemi, duke shtuar qasjen në informacion dhe mbështetur rritjen e biznesit. Në një botë digjitale që po përshkon në mënyrë progresive çdo fushë të jetës sonë të përditshme, siguria është një domosdoshmëri për përdoruesit, bizneset dhe ekonominë e vendit.

Për të adresuar peizazhin dinamik të kërcënimeve kibernetike lideri i telekomunikacionit, One Albania do të mbajë një konferencë për sigurinë kibernetike ditën e martë në Tiranë.

Konferenca synon të bëjë bashkë liderët e industrisë, organet rregullatore dhe aktorët kryesorë për të diskutuar rëndësinë e sigurisë kibernetike në një botë gjithnjë e më digjitale. Të ndarë në dy panele, ekspertët do të shqyrtojnë sigurinë në sektorët financiarë dhe përmirësimin e mbrojtjes së bizneseve

Si një kompani që ka në fokus transformimin digjital dhe nxitjen e një mjedisi të sigurt, One Albania është në krye të avancimeve teknologjike, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh: EPP, EDR, shërbimi virtual PBX, SIP, shërbimet e Hostuara dhe Cloud etj. One Albania do të vijojë të investojë në teknologji të përparuar dhe zgjidhje efikase, duke siguruar që klientët e saj, por edhe komuniteti më i gjerë të mund të gëzojnë përfitimet e botës online pa rrezikuar sigurinë e tyre në internet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0