AlbaniaTech dhe Data Max vijnë me një takim special rreth Machine Learning
Në këtë meetup, do të flitet se si mund të ndërtojmë aplikacione inteligjente që përdorin Machine Learning në arkitekturën serverless. Prezantimi do të jepet nga Sadik Bakiu, Principal Machine Learning Engineer dhe bashkëthemelues tek Data Max, me një eksperiencë të gjatë në ndërtimin dhe sjelljen në prodhim të aplikacioneve të tilla.
Sadiku do japë një prezantim në lidhje me implementimin e zgjidhjeve serverless në Machine Learning. Prezantimi do të përfshijë tema nga konceptimi i zgjidhjeve të tilla deri te trajnimi dhe përdorimi i tyre nga përdoruesit real.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.