
Të rinjtë e interesuar mund të paraqesin esetë e tyre në emailin finance.albania@lda.intern
Ky konkurs do të finalizohet në një aktivitet në Tiranë, në datën 7 Tetor 2017 ora 17:00 në Qendrën Rinore Tiranë, ku do të diskutohet dhe do të mbahet një leksion i hapur mbi lidershipin, fuqizimin rinor si edhe do të paraqiten esetë fituese.
Hyrja është e lirë dhe në fund pjesëmarrësit do të pajisen me certefikatë pjesëmarrjeje.
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në aktivitetin përmbyllës ‘Lidershipi në shoqërinë civile’ në e-mailin finance.albania@lda.intern
Ju mund të bëheni pjesë me esenë tuaj ose të jeni prezentë në diskutimin dhe leksionin e zhvilluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.