LEAPin Tirana 2019 - Business Magazine Albania

LEAPin Tirana 2019


A keni ëndërruar ndonjëherë të jeni pjesë e një konference me përmasa ndërkombëtare? Po sikur të keni në CV-n tuaj një certifikatë si një pjesëmarrës i një konference të njohur si LEAP, organizuar nga Leadership Development Association Albania and Kosovo. LEAP in Tirana është një konferencë që do të mbledhë bashkë 15 folës nga fusha të ndryshme. Folësit janë individë të njohur, të cilët kanë pasur sukses në fusha të ndryshme si sipërmarrja, politika, arti, arsimi, kultura, aktrimi, gazetaria, televizioni etj.

LEAP qëndron për Learn (Mëso), Engage (Angazhohu), Act (Vepro), Progress (Përparo) dhe synon të sjellë së bashku në një samit të gjatë disa folës motivues, të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre dhe do të motivojnë të rinjtë për të arritur qëllimet e tyre. Një pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë modeli që do t’i përcillet pjesëmarrësve në lidhje me përfshirjen qytetare dhe se si të qenit pjesë e komunitetit do të përmirësojë të ardhmen e tyre dhe do të sjellë progres në gjeneratat e ardhshme.

Ky është viti i tretë që organizohet LEAP in Tirana, por kjo konferencë do të jetë akoma më e madhe, inovative dhe plot surpriza. A nuk është interesante të dëgjosh historinë e sipërmarrësve të rinj që rrezikuan me ide inovative në tregun tonë? Gjithashtu, është thelbësore të jesh një dëgjues aktiv në tema si të folurit publik, vetë-përmirësimi, politika, inovacioni dhe marketingu, që ndikojnë drejtpërdrejt në karrierën e të rinjve.

Të gjitha sfidat me të cilat një i ri mund të ballafaqohet sot me qëllim që të ketë sukses, do të ndahen nga folësit me publikun. Në fund të këtij samiti ju do të keni një pikëpamje më optimiste drejt suksesit, progresit dhe mundësive që mund të gjenden në vendin tonë.

Disa nga folësit që iu bashkuan ftesës për LEAP in Tirana janë:

Ermal Peci – “Vrapim pas pasionit, punë drejt suksesit.”
Renato Civili – “Si mund të fuqizohet çdo i ri për të arritur më shumë?”
Visjan Ukcenaj – “Të ecësh vetëm në jetë përmes punës.”
Rezart Prifti – “Si të motivosh të rinjtë për të arritur potencialin e tyre në jetë?”
Arjeta Dhima – “Të folurit publik: një folës i mirë lind apo bëhesh?”
Tomi Kallanxhi – “Frika nga dështimi pengon suksesin.”
Viola Xhafaj – “Të jesh një student që punon, historia ime.”
Rudina Dembacaj – “Femra në karrierë: të udhëheqësh përmes humorit.”
Keti Gjipali – “Rrugëtimi i AGOG marketing, një histori e sfidave drejt suksesit.”
Genti Selenica – “Si të krijosh një biznes inovativ në Shqipëri?”

Moderator i eventit do të jetë Arbër Cepani.

Nëse nuk doni të humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij eventi, bashkohuni më 23 Shkurt, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, në ambientet e Tirana Business Park. Çdo pjesëmarrës do të tërheqë një certifikatë online nga LEAP Summit dhe Leadership Development Association Albania and Kosovo.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Për të rezervuar biletën tuaj këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0