Le ta ndërtojmë së bashku “Konventën më të Madhe për Menaxherë të Shitjes”

Le ta ndërtojmë së bashku “Konventën më të Madhe për Menaxherë të Shitjes”

Konvente
20-11-2020 Join

Nga Denis Gafuri Sales Training

Kemi privilegjin t’ju njoftojmë që do t’a organizojmë “Konventën vjetore më të madhe për Menaxherë të Shitjes”. Ky mega event, këtë vit do të mbahet online, në formë webinari, do të jetë dyditore, si dhe do të mbahet me datat 20 dhe 21 Nëntor 2020. Në këtë konventë do të marrin pjesë folës e trajner tejet të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Austria, Britania e Madhe, Kanada dhe vendet e tjera.

Konventën mund ta ndiqni live në www.denisgafuri.com

Është detyrë e jona që ia kemi vënë vetes, që të bëjmë të pamundurën për ta organizuar në formën më të mirë të mundshme, vetëm e vetëm që ju të përfitoni sa më shumë nga kjo konventë e jona e përbashkët.

Me qëllim që Konventa jonë e përbashkët “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, të sjell sa më shumë efekt dhe rezultate maksimale në punën që bëni dhe veprimtarinë që ju zhvilloni, ne kemi përgatitur një pyetësor, i cili mbetet anonim. Ky pyetësor është i dedikuar enkas për ju, në të cilin mund të shënoni çdo gjë që ju keni dëshirë të shihni dhe dëgjoni në këtë konventë.

Për të plotësuar nevojat tuaja, ne do të kërkojmë nga folësitë tanë, që ata t’i trajtojnë këto kërkesa dhe nevoja të rëndësishme që ju keni.

Ju mirëpresim në konventë!

Ju lutem, ndani 5 minuta nga koha juaj, që t’a plotësoni pyetësorin të cilin e gjeni të bashkangjitur më poshtë:

https://s.surveyplanet.com/uWs7YuDbE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0