Lancohet Employer Branding Academy - Business Magazine Albania

Lancohet Employer Branding Academy

24-02-2021 14:00:00 Join
Teksa viti që lamë pas na vuri përpara vështirësish që nuk i kishim pritur, na ndërgjegjësoi gjithashtu edhe më shumë mbi vlerën e efektivitetit për të përballuar sfidat e biznesit.
Urgjenca për të forcuar ‘Imazhin e Punëdhënësit’ – ‘Employer Branding’ në veprimtaritë tona është sot më e madhe se kurrë për të bërë diferencën në treg dhe për të maksimizuar proceset tona operative, si dhe për të gjetur punonjësit më të përshtatshëm në tregun konkurrues të talenteve.
DM Consulting Services dhe duapune.com kanë kënaqësinë të ndajnë me ju një lajm fantastik mbi nisjen e bashkëpunimit tonë me Universum Global (universumglobal.com), lider botëror në Employer Branding dhe Burime Njerezore, me zyra qendrore në Stockholm, Suedi.
Si rrjedhojë, lancojmë sëbashku për herë të parë në Tiranë dhe Prishtinë, Akademinë Shqiptare të Imazhit të Punëdhënësit (Employer Branding Academy (EBA)), për të gjithë sipërmarrësit, menaxherët dhe ekspertët e burimeve njerëzore, të cilët dëshirojnë të fuqizojnë imazhin/brandin e kompanive të tyre në treg për të tërhequr talentet dhe kandidatët më të përshtatshëm.
Per t’u njohur më shumë me Akademinë, strukturën e saj, mundësitë e përfshirjes dhe të bashkëpunimeve potenciale që mund të dalin të frytshme për kompanitë tuaja, ju ftojmë në takimin e parë informues që do të organizohet online në platformën Zoom, më 24.02.2021 prej orës 14:00 – 15:00.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë si folës edhe përfaqësues të kompanisë Universum Global në Suedi, si dhe përfaqësues të kompanisë DM Consulting Services.
Ju lutem regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0