Nëse keni një ide biznesi në fazën konceptuale, ke shansin të marrësh mbështetje prej 500,000 lekë!
Nëse keni një biznes në fazat e para të zhvillimit, keni shansin të merrni mbështetje prej 800,000 lekë!
Kush mund të aplikojë?
Konkursi është i hapur për:
- Individë. Individët nuk mund të aplikojnë në LOT 2. Në rastin kur propozimi është shpallur fitues do të kërkohet të regjistrohet si një entitet ligjor përpara nënshkrimit të kontratës dhe disbursimit të fondeve. Forma ligjore e përzgjedhur është në varësi të individit dhe duhet të parashikohet në propozimin e dërguar.
- Sipërmarrjet sociale me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë
- Biznesi i vogël në vend me një fitim vjetor jo më shumë se 1,200,000 lekë
- Organizatat jo-fitimprurëse me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë
Për të mbështetur individët dhe subjektet të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Grant Thorton Albania dhe Credins Bank Albania do të organizojë trajnimin 2 ditor mbi hartimin e Planit të Biznesit dhe Prezantimi i Idesë para investitorëve/jurisë. Individët dhe subjektet e interesuara për të marrë pjesë në programin e trajnimit duhet të kenë paraprakisht një propozim biznesi në linjë me konkursin.
Trajnimi mbi Hartimin e Planit të Biznesit do të organizohet në datë 13 prill, 2021!
Trajnimi mbi Marketing dhe Promocion do të organizohet në datë 14 prill, 2021!
Afati përfundimtar për të aplikuar është 30 Prill 2021!
Për të ndjekur procesin e aplikimit në platformën #DuaPartnerInvest dhe për më shumë informacion klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.