Konkursi digjital i RCC-së - Balkathon 4.0 - është i hapur! Apliko tani!

Konkursi digjital i RCC-së – Balkathon 4.0 – është i hapur! Apliko tani!

Konkursi dixhital i RCC-së – Balkathon 4.0 – është i hapur! Apliko tani!

Aplikoni deri më 13 shtator dhe jepini vetes shansin për të fituar program mentorimi dhe një nga gjashtë çmimet nga grupi i çmimeve me vlerë 60,000 Euro!

Sarajevë – Për të katërtin vit radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po lançon konkursin online “trademark” të rajonit – për idetë dhe zgjidhjet më të mira digjitale nga Ballkani Perëndimor – Balkathon 4.0. Aplikimet janë të hapura deri më 13 shtator.

Këtë vit, ne kërkojmë ide të reja dhe unike në 3 kategori:

  1. Turizmi i Qëndrueshëm (lëvizshmëria e qëndrueshme, moda e qëndrueshme dhe artet e performancës, etj.)
  2. Ekonomia e Gjelbër (energjia e rinovueshme, ndërtesat e gjelbra, transporti i qëndrueshëm, menaxhimi i ujit, menaxhimi i mbetjeve ose menaxhimi i tokës)
  3. Sipërmarrja (idetë e biznesit në Web3, idetë e biznesit të bazuara në Inteligjencën Artificiale, shërbimet e klientit, analiza parashikuese, futja e automatizuar e të dhënave, shërbimet elektronike dhe mjetet digjitale)

Ekipet e përzgjedhura në listën e ngushtë të Balkathon 4.0 do të kenë mundësinë të marrin një program mentorimi dy-ditor me ekspertë me përvojë, mundësinë për të zbatuar zgjidhjen e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të fitojnë një nga gjashtë çmimet nga grupi i çmimeve prej 60,000 Euro. Ne do të shpërblejmë gjashtë ide fituese – dy në secilën prej kategorive, me 10.000 Euro.

Që nga fillimi i tij në vitin 2020, Balkathon ka rezultuar në krijimin e 15 produkteve origjinale “Made in Western Balkans”. Vitin e kaluar, RCC shpërbleu gjashtë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me një total prej 60,000 Euro për zgjidhjet e tyre më të mira inovative në katër kategori, tregti elektronike, bujqësi, ushqim-teknologji dhe zhvillim rural, energji të rinovueshme dhe të qëndrueshme, transport dhe logjistikë, dhe dy u shpërblyen në kategorinë: të ndryshme. Ekipet kanë përdorur mbështetjen financiare për të zhvilluar plotësisht zgjidhjet e tyre digjitale.

Fituesit e vitit të shkuar

Kush mund të aplikojë?

Balkathon 4.0 është i hapur për ekipe të përbëra nga pjesëmarrës që vijnë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ekipet inkurajohen të përfshijnë në mesin e anëtarëve të tyre individë të kualifikuar, kompani TIK, studentë, organizata joqeveritare, institucione arsimore, kompani fillestare, etj.

Kur?
Aplikacioni do të jetë i hapur duke filluar nga sot, 13 Korrik deri më 13 Shtator 2023. Fituesit do të shpallen në Ceremoninë Zyrtare të ndarjes së çmimeve në datë 3 Tetor 2023, ceremoni kjo që do të trasmetohet dhe live në rrjetet sociale të RCC-së.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian.

 

Më tepër

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0