
“Ide të Gjelbërta” është një konkurs i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej 2012, në kuadër të punës së saj për nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit social.
Ai shërben si një inkubator për ide të gjelbërta që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në Shqipëri, nëpërmjet përdorimit të burimeve lokale, ringjalljes së traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale, e përmes një qasjeje miqësore ndaj mjedisit.
Gjatë dy ditëve të konkurimit, 20 individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël do të prezantojnë projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila do të përzgjedhë tre idetë më të mira.
Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron:
- Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale.
- Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël.
- Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e regjistrimit ligjor të projekt – idesë.
- Ideja synon zhvillimin e qendrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave.
- Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit që aplikon.
- Projekt-ideja bazohet tërësisht në përdorimin e burimeve lokale.
- Projekt-ideja bazohet në një plan të detajuar biznesi dhe është miqësore ndaj mjedisit.
- Projekt-ideja mobilizon punën dhe ekspertizën e burimeve lokale si dhe vë në shfrytëzim aftësitë e tyre tradicionale.
- Projekt-ideja ka një plan sesi mund të sigurojë rritjen e aktivitetit dhe qendrueshmërinë financiare.
- Subjekti që aplikon duhet të tregojë se ka informacion apo ka bërë një vlerësim të tregut lokal që tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentët e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkuruese.
- Projekt-ideja do të mbështesë rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit.
- Subjektet që aplikojnë kanë të drejtë të marrin fonde nga ky konkurim, jo më shumë se një herë në dy vjet.
Konkursi është i hapur për:
- Individë;
- Organizata jo-fitimprurëse;
- Biznesi i vogël në vend.
Kushtet e financimit:
Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se një vit dhe në shumë jo më të madhe se 800.000 lekë (të reja).
Për informacione të mëtejshme mbi konkursin ‘Ide të Gjelbërta’ kontaktoni në:
Tel: + 355 4 2254 881
Mobile: + 355 67 26 72 650
Email: partners@partnersalbania.org
Http: www.partnersalbania.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.