Konferencë ndërkombëtare dedikuar inovacionit në biznes dhe teknologjisë në Kolegjin Universitar Beder - Business Magazine Albania

Konferencë ndërkombëtare dedikuar inovacionit në biznes dhe teknologjisë në Kolegjin Universitar Beder

10-06-2022 Join

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit Kolegji Universitar Beder, është iniciator dhe krijues i një prej eventeve më të mëdha akademike kombëtare dhe rajonale që bashkon teknologjinë, biznesin dhe zhvillimin e qëndrueshëm nën ndikimin gjithëpërfshirës të dimensionit të inovacionit në konferencën e parë ndërkombëtare për Inovacionin në Biznes dhe Teknologji 10 qershor 2022, ICIBT 2022.

Qëllimi kryesor i konferencës është të mbledhë së bashku ekspertë kryesorë nga biznesi, publiku, sektori, komuniteti akademik në fushën e inovacionit, duke mundësuar paraqitjen e  praktikave të mira dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me qëllim stimulimin inovacionit dhe krijimit të një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e tij. Në fokus të konferencës është një nga sfidat më të rëndësishme të zhvillimit të kohës sonë, dhe kjo është – si të miratojnë dhe zbatojnë më së miri proceset e inovacionit në biznes dhe teknologji njëkohësisht duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit?
Duke qenë se bashkëpunimi aktual mes universiteteve dhe sektorit të biznesit ka qenë kryesisht bazuar në iniciativa individuale pa një qasje konsistente dhe të institucionalizuar organizimi i një eventi të tillë do të kontribuojë në një bashkëpunim të institucionalizuar mes
sektorit të biznesit dhe akademisë, duke mundësuar transferimin e praktikave më të mira në mes palëve. Ky lloj bashkëpunimi do të nxisë rritjen ekonomike kombëtare dhe rajonale, hapjen e mundësive të punësimit, por edhe promovimin e një roli gjithnjë e më thelbësor të arsimit të lartë dhe zvogëlimin e hendekut që ekziston midis institucioneve kërkimore dhe sektorit të biznesit, duke rritur kështu kapacitetin inovativ të komunitetit akademik. Veprimtaria do të presë novatorë, drejtues të arsimit dhe përfaqësues të akademisë, sipërmarrësit dhe profesionistët e shkencave kompjuterike që marrin pjesë në disa 7 sesione specifike në tematikat e:

  • TEKNOLOGJI DHE SHKENCA KOMPJUTERIKE,
  • EKONOMI, MENAXHIM DHE MARKETING
  • QËNDRUESHMËRIA, SIPËRMARRJA DHE TRANSFORMIMI DIGJITAL NË INDUSTRI
  • TRANSFORMIMI DIGJITAL NË SEKTORIN FINANCIAR
  • ZBATIMI I TIJ NË ARSIM DHE SHKENCË
  • INOVACIONET DIGJITALE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Tarifa e pjesëmarrjes dhe regjistrimit
Tarifa e regjistrimit për pjesëmarrësit e huaj është: Personal – 150 €, Virtual – 70 €, ndërsa për pjesëmarrësit vendas është: Personal dhe Virtual – 50 €.

Pagesa do të bëhet në bankë nëpërmjet llogarisë së institucionit. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin materialet e konferencës si dhe certifikatën e pjesëmarrjes dhe librin e punimeve. Tarifa të veçanta aplikohen vetëm për organizimet e ngjarjeve sociale ose për publikimin e artikujve në revistën ndërkombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0