Konferencë Lançuese e Hartëzimit të Ekosistemit të Inovacionit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Konferencë Lançuese e Hartëzimit të Ekosistemit të Inovacionit në Shqipëri


Ekosistemit të InovacionitQëndra e Kërkimeve dhe Trajnimeve për Biznesin (themeluar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë), në bashkëpunim me Organizatën Sllovake për Kërkim dhe Zhvillim (SORD) kanë kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën Lançuese të platformës së Hartëzimit të Ekosistemit të Inovacionit në Shqipëri, e cila pritet të mbahet në datat 13 – 14 Nëntor 2017, në Hotel Tirana International, kjo në kuadër të projektit “Shqipëria Sipërmarrëse”.

Kjo konferencë do të konsistojë në një program dy-ditor gjatë të cilit do të prezantohet projekti & platforma e zhvilluar në kuadër të tij gjatë ditës së parë, e ndjekur nga prezantime kyçe dhe një sërë workshopesh gjatë ditës së dytë.

Përgjatë këtij programi do të keni gjithashtu mundësi të njiheni me përvojat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare të prezantuara nga ekspertë rajonalë si dhe të ndani përvojat dhe sfidat tuaja, mbi të cilat më pas do t`ju ofrohen konsultime individuale.

Me synimin për të pasur një pjesëmarrje sa më interaktive jeni i ftuar të bashkëpunoni paraprakisht duke paraqitur pyetje, çëshjte apo sfida të ndryshme duke përdorur linkun https://www.sli.do/

Këtu gjeni ftesën zyrtare për pjesëmarrje si dhe axhendën përgatitur për eventin!

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në info@innovationmapalbania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0