Konferenca Rajonale për Ekonominë Qarkore 2020 do mbahet në Tiranë

Konferenca Rajonale për Ekonominë Qarkore 2020 do mbahet në Tiranë


ENV-net po organizon për vitin e dytë konferencën rajonale për Ekonominë Qarkore.

Konferenca e parë, e mbajtur në Beograd, shërbeu për të prezantuar konceptin e Ekonomisë Qarkore dhe për të nxitur praktikimin e kësaj ekonomie në të gjitha vendet e rajonit.

Për të vazhduar më tej me këtë temë, do zhvillohet konferenca e dytë rajonale në Tiranë, ku do të prezantohen analiza nga çdo vend i rajonit, të ndjekura nga diskutime mbi perspektivën europiane, sfidat që hasen gjatë aplikimit të Ekonomisë Qarkore dhe rolin që luajnë bashkitë për të promovuar më tej këtë model ekonomik.

Rrjeti Env.net , i përbërë nga 9 organizata, është krijuar për implementimin e një nisme të përbashkët mes Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, duke u dhënë mundësi qytetarëve të ngrenë zërin dhe të reagojnë ndaj reformës mjedisore për një integrim sa më të shpejtë në BE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0