Konferenca ndërkombëtare AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë nëntor! - Business Magazine Albania

Konferenca ndërkombëtare AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë nëntor!

AllWeb
02-11-2022

AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë nëntor, pas dy vitesh! Konferenca lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, është e fokusuar në shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e biznesit.

AllWeb u organizua për herë të parë në Tiranë, Shqipëri në vitin 2016, me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca, profesionistët dhe kompanitë.

Ajo rikthehet me misionin e saj fillestar: “Të ofrojë përmbajtje cilësore, folës të shkëlqyer, raste studimore cilësore, shkëmbim njohurish dhe shumë më tepër.” Tema e këtij viti do të jetë përvoja, eksplorimi dhe arritja e përsosmërisë. Me pjesëmarrjen e 12 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Group, themelues i revistës së parë digjitale kushtuar sipërmarrjes në Shqipëri dhe drejtues i portalit AlbaniaTech.

Nuk di se çfarë të presësh?

Ky 2 nëntor do t’i dedikohet i gjithi: marketingu digjital, kreativiteti, metaverse, përvojës së përdoruesit, web3 dhe strategjive të biznesit. Ftojmë të gjithë drejtuesit e nivelit C, menaxherët e marketingut, agjencitë e reklamave, ekspertët e PR dhe komunikimit, sipërmarrësit, pronarët e SME-ve dhe konsulentët e biznesit të na bashkohen në këtë konferencë një-ditore që të lë pa frymë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0