
SPI ka në fokus Sigurinë Kibernetike, Privatësinë e Informacionit, Teknologjitë e reja dhe Zhvillimet e fundit rreth saj. Bashkëpunëtorët e SPI janë ekspertë të sigurisë, pedagogë dhe inxhinierë të fushës së IT.
Teknologjitë e reja vijnë me rreziqe të larta. E vetmja gjë që na mbetet është të marrim njohuri rreth tyre dhe të dimë se si të veprojmë.
Të ftuarit Speciale:
1. Prof. Dr. Elda Balili, pedagoge e brendshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Informatikës dhe Statistikës së Zbatuar. Kryesisht e përqëndruar në temat që lidhen me problemet e sigurisë, të hasura gjatë vitit 2018 dhe rekomandimet e fundit për lundrim të sigurtë në rrjet.
2. Elio Pashaj, ka përfunduar studimet e larta për Inxhinieri Telekomunikacioni, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Prej vitesh punon si specialist IT, menaxhon Blockchain Western Balkans. Njohës shumë i mirë në fushën CyberSecurity dhe ndërkohë merret me sistemet Linux, si: Kali Linux dhe Parrot OS. Vjen për të na treguar konkretisht rreth Dark Web ( The dark side of web).
3. Ergest Nako, Senior Security Expert dhe lektor i jashtem, menaxher strategjik pranë Protik, me një eksperiencë disa vjeçare në fushën e mbarëvajtjes së sigurtë të informacionit në rrjet. Diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, me titull akademik Msc. Shkenca Kompjuterike.
Eventi është i hapur për studentë, ekspertë të fushës së sigurisë, programues, zhvillues të teknologjisë etj. Për t’u bërë pjesë e konferencës duhet të bëni regjistrimin në linkun më poshtë dhe të merrni biletën tuaj. Ose mund të vini të merrni biletën pranë zyrave të SPI.
Paguaj Online Këtu.
Paguaj Cash – Adresa: Rruga Sali Butka, Mbrapa Policisë Bashkiake, Kompleksi DOBI, Kati i 2.
Pjesëmarrësit në fund do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje, të vlefshme dhe treguese e njohurive të përfituara nga kjo konferencë.
Tarifa për këtë konferencë është 500 lekë (të reja)
Afati i fundit i prenotimit të biletave është data 8 Shkurt 2019.
Për më shumë informacion kontaktoni:
Email: info.spi.al@gmail.com
Mobile: +355673977111
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.