Komunikimi Cilësor. Përdorimi i tij në formë të suksesshme, trajnim nga Albacademy - Business Magazine Albania

Komunikimi Cilësor. Përdorimi i tij në formë të suksesshme, trajnim nga Albacademy

Trajnimi aftëson praktikantët të rrisin cilësinë e komunikimit në të gjithë zinxhirin e komunikimit duke nisur nga vetja, tek organizata ku zhvillon karrierën, komunikimin me klientët dhe partnerët e biznesit.

Trajnimi synon të rrisë edhe nivelin e ndërgjegjësimit dhe të ofrojë disa teknika praktike për një komunikim cilësor gjatë periudhave të krizave dhe sitatave të pazakonshme, siç është pandemia.

Trajnimi ka 4 module

Moduli 1: Pjesëmarrësit informohen dhe nxitet të reflektojë për komunikimin me
veten dhe komunikimin me të tjerët në ambientet e punës. Çfarë bëjnë mirë dhe çfarë
duhet të ndryshojnë. Ata bëhen pjesë e krahasimit të situatave dhe rezultateve të
ndryshme që sjellin forma të ndryshme komunikimi.

Moduli 2: Në këtë modul pjesëmarrësit njihen me diferencat dhe të përbashkëtat në
komunikime në pozicionime të ndryshme hierarkie: Komunikimi në nivel
menaxherial me gjithë pjesën tjetër të organizatës, si dhe komunikimi mes hierarkive
të ndryshme, përfshirë këtu edhe sipërmarrësin.

Moduli 3. Komunikimi cilësor me klientin mund të marrë rëndësinë e duhur pas
përmirësimit të dy fazave të mëparshme. Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit do të
njohin teknika praktike për të rritur standardin e komunikimit me klientin ose
partnerin në biznes. Etika, efektiviteti në komunikim dhe cilësia.

Moduli 4: Përmirësimi i komunikimit në sitata të zakonshme na ndihmon të krijojmë
një qasje të re cilësore të komunikimit në siutata të jashtëzakonshme, siç është kjo e
pandemisë. Seanca e 4-t i dedikohet kësaj periudhë. Si ka ndryshuar komunikimi,
sfidat që kanë lindur dhe si çfarë mund të përmirësojmë në komunikim për të patur
sukses.

Trajnuese: Albana Mucaj

Seanca: 4 seanca nga 2 orë

Data e fillimit: 16 Mars

Tarifa: 5900 Lekë

Platforma: Zoom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0