Kolegji Riinvest organizon konferencën Shaping Kosovo’s Digital Society

Kolegji Riinvest organizon konferencën Shaping Kosovo’s Digital Society


Riinvest

Të mërkurën, më 25 shtator, nga ora 10:00 deri në 12:30 në Kolegjin Riinvest, organizohet konferenca me temën “Formësimi i Shoqërisë Dixhitale në Kosovë” (FSHD).

Tema e Konferencës FSHD është inspiruar nga dy konceptet themelore: idea që rrjetet kompjuterike, duke mbështetur bashkëveprimet njerëzore, ndihmojnë në krijimin dhe formësimin e shoqërive dixhitale, si ndërlidhet kjo me Strategjinë e Inovacionit dhe TI-së në Kosovë dhe nga ana tjeter statistikat mbi shkallën e lartë të abuzimit me internet, qoftë globalisht apo lokalisht, indikojnë një nevojë të madhe dhe urgjente për një edukim apo formësim të kësaj shoqërie të lidhur online; duke iu përgjigjur pyetjes se si mund t’i kontribojmë shoqërisë tonë kosovare në këtë aspekt?

Në konferencë do të marrin pjesë shumë shkencëtarë të shquar, ekspertë të TI-së, politikanë, diplomatë, përfaqësues të institucioneve kyçe publike, si dhe përfaqësues të sektorit privat.

Pjesëmarrja në këtë konferencë është falas. Për të marrë biletën, klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0