Valer Pinderi, themelues i Aladini ka shprehur në postimin e tij në LinkedIn një ftesë të hapur për të gjithë sipërmarësit shqiptarë. Ai ka thënë se prej muajsh zhvillon takime me sipërmarrës të ndryshëm në lidhje me tematika të ndryshme dhe tashmë ofron një ftesë të hapur për të gjithë sipërmarrësit.
Tematika e kësaj rradhe do të jetë: “Emigrimi masiv dhe problemet me forcën e kualifikuar të punës” dhe do të mbahet në ambientet e Innospace datën e 24 Nëntorit.
Shënim: Kjo ftesë u dedikohet specifikisht sipërmarrësve.
Shkalla e lartë e emigracionit të vazhdueshëm ka sjellë shqetësime për ekonominë e vendit, sidomos për sipërmarrjet. Sot, pjesa më e madhe e sipërmarrësve shqiptarë janë në kërkim të stafit për vende të ndryshme pune, duke nisur nga punë teknike deri tek profesione të larta si inxhinierë e mjekë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.