Javët e Evropës 2021 - Destinacioni i ri është Hasi - Business Magazine Albania

Javët e Evropës 2021 – Destinacioni i ri është Hasi

10-05-2021 18:00:00 Join

Të hënën e datës 10 Maj European Union in Albania vazhdon zinxhirin e udhëtimeve, në destinacionin e dytë, në kuadër të javës Evropiane. Ky organizim do të fillojë udhëtimin në Vermosh dhe dalëngadalë do të kalojë në shumë komuna kryesore të Shqipërisë deri në Konispol. Një udhëtim 21 ditor i fokusuar në kulturën shqiptare, evropiane dhe projektet e Bashkimit Evropian në Shqipëri. 

Këtë të hënë, 10 maj, #JavëteEvropës2021 ndalet në sheshin kryesor të Hasit ! Bashkojuni festës në orën 18:00 për të parë shfaqjen e filmit gjerman “Shumë larg”, një histori frymëzuese për dy djem të rinj, Ben dhe Tariq të cilët së pari shihen si rivalë, por në fakt kanë më shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin sesa e kuptojnë. Të dy janë të rinj në shkollë, larguar nga atdheu i tyre dhe kanë pasion për futbollin . Ky rivalitet mes tyre në fushën e futbollit më vonë kthehet në një miqësi shumë të fortë. Mos e humbisni!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0