Në 27 maj – 2 qershor 2024, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri do të sjellë sërish Javën e Shoqërisë Civile, një hapësirë promovimi për veprimtarinë dhe kontributin e OSHC-ve, e cila në linjë edhe me shpalljen e vitit 2024 nga Komisioni Evropian si “Viti Evropian i Aftësive”, edhe këtë vit do të ketë në fokus tematikën “Aftësi për të gjithë: Për të mësuar, punuar, angazhuar”.
Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri shërben prej vitit 2019 si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar e lokal, ☑️në mbështetje të fuqizimit të kapaciteteve të sektorit, ☑️nxitjes dhe lehtësimit të dialogut në politikëbërje dhe ☑️përpjekjeve advokuese për një mjedis mundësues.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.