Innovate your way out 2017! - Business Magazine Albania

Innovate your way out 2017!


innovate-way-2017-businessmag

Studentët e Fakultetit Ekonomik Tiranë, prezantojnë 10 projektet e tyre novatore për vitin akademik 2016 – 2017. www.innout.al

Projektet janë tërësisht të konceptuar, projektuar dhe zhvilluar nga studentët, të organizuar në grupe.

Projektet fituese do të përzgjidhen nga një panel profesionistësh! Z. Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë do të jetë pjesë e eventit.

Çmimi 1: 1,000 Euro nga Barakat Palace Group

Çmimi 2: 700 Euro nga Banka Societe General Albania

Çmimi 3: Tablet për çdo pjesëmarrës të grupit nga NEPTUN Shops

Çmimi për projektin me të votuar online: Suprizë!

Çmime të tjera: Kurse & Praktika mësimore

AXHENDA E EVENTIT

Ora: 10:00 AM deri në 2:00 PM

Vendi: Hotel Tirana International, Salla Akernia, kati I

Ju lutem sillni: Pozitivitet

  • 9:45 AM – 10 AM Recepsion
  • 10:00 AM – 10:30 AM Fjalimet hyrëse &  Prezantimi i panelit

– Rezart Prifti (Organizimi)

– Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj

– Dekani i  FEUT Prof.Dr. Dhori Kule

– Shef i Departamentit të Menaxhimit Prof.Dr. Shyqyri Llaci

  • 10:30 AM – 11:40 AM Prezantimet e Projekteve
  • 5 projekte (7 minuta për prezantim & 7 minuta për Q&A)
  • 11:40 AM- 12:00 PM Pushimi i kafes – Holli i Hotelit
  • 12:00 PM – 1:10 PM Prezantimet e Projekteve
  • 5 projekte (7 minuta për prezantim & 7 minuta për Q&A)
  • 1:10 PM – 1:30 PM Shpallja e fituesit dhe Mbyllja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0