Kësaj rradhe, TechTalks (Online) organizuar nga ikubINFO, në bashkëpunim me RisiAlbania, projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim vjen me një temë tjetër interesante të titulluar ‘Introduction to Process Mining’.
Folëse për këtë sesion shumë të veçantë është Dorina Bano, Researcher PHD Student në Hasso Plattner Institute në Berlin, me shumë vite eksperiencë në shkenca kompjuterike, praktike dhe akademike. Ajo do të prezantojë një temë më ndryshe se të tjerat siç është Process Mining, një grup teknikash në fushën e menaxhimit të proceseve të biznesit bazuar në ‘event logs’.
Gjatë sesionit, do të kemi mundësi të shohim shembuj konkretë studimi, demo live të lidhura me process mining, si dhe një Q&A në fund, ku do të keni mundësi të bëni pyetjet dhe komentet tuaja. IkubINFO ka nisur iniciativën e TechTalks Event Series në mënyrë që të krijojë një hapësirë ku profesionistët dhe të apasionuarit mbi teknologjinë dhe programimin të kenë mundësi të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe të ndajnë njohuritë dhe idetë e tyre inovative.
Eventi është i hapur për të gjithë profesionistët e fushës, studentë të software engineering, apo të gjithë të apasionuarit mbi programimin dhe teknologjinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.