IDEA 2021 ka hapur aplikimet për bizneset dhe sipërmarrësit e rinj. Qendra “Balance”, si organizatë zbatuese e projektit në konsortium me RDA Tirana, e çmon shumë rolin tuaj në promovimin e sipërmarrjes dhe trajnimeve IDEA.
Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 31 Korrik 2021!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.